Abdixhiku takon dy senatorët amerikanë, thekson nevojën për rikthimin e dialogut strategjik me SHBA-në
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku është takuar me dy senatorët amerikanë, Jeanne Shaheen dhe Dick Durbin. Abdixhiku i ka falëndëruar për mbështetjen e vazhdueshme dhe për kontributin e pazëvendësueshëm të Shteteve të Bashkuara për lirinë, ...


Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku është takuar me dy senatorët amerikanë, Jeanne Shaheen dhe Dick Durbin.
Abdixhiku i ka falëndëruar për mbështetjen e vazhdueshme dhe për kontributin e pazëvendësueshëm të Shteteve të Bashkuara për lirinë, pavarësinë dhe shtetndërtimin tonë.
“Në takim theksova nevojën për rikthimin në Dialogun Strategjik me SHBA-në. Kosovës i duhet ta forcojë besimin dhe bashkëpunimin me aleatin e saj më të rëndësishëm. Kjo kërkon përkushtim, përgjegjësi dhe veprime konkrete”, ka shkruar Abdixhiku.
Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.