Adelina Thaçi i drejtohet LDK-së: Partia ime, Zoti të ndihmoftë – por mbi të gjitha, kthjellohu
Ish-deputetja e LDK-së, Adelina Thaçi, ka reaguar për zhvillimet e fundit politike, duke shprehur shqetësim për mënyrën se si, sipas saj, po funksionojnë institucionet dhe partia e saj. Thaçi ka kritikuar qasjen e disa politikanëve, duke th...


Ish-deputetja e LDK-së, Adelina Thaçi, ka reaguar për zhvillimet e fundit politike, duke shprehur shqetësim për mënyrën se si, sipas saj, po funksionojnë institucionet dhe partia e saj.
Thaçi ka kritikuar qasjen e disa politikanëve, duke thënë se interesat personale dhe “pazaret e vogla” nuk duhet të jenë mbi interesin e qytetarëve.
Ajo i ka bërë thirrje LDK-së të jetë më konsistente dhe të mos largojë njerëzit që e kanë mbështetur.
Në reagimin e saj, Thaçi ka uruar edhe Presidenten e re, Justina Shiroka-Pula, duke shpresuar për një periudhë me më shumë qetësi, përgjegjësi dhe punë.
“Partia ime, Zoti të ndihmoftë. Por mbi të gjitha, kthjellohu”, ka shkruar Thaçi.
Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.