Ademi: Në çfarë derexhe kemi ardhë – mbyllet paralelja për nxënësit shqiptarë – VLEN-i hesht

Arber Ademi nga BDI ka reaguar ndaj, siç thotë, një rasti të ri që prek arsimin në gjuhën shqipe, duke ngritur akuza ndaj drejtuesve lokalë dhe duke kritikuar heshtjen e VLEN-it. Përmes një reagimi publik, Arbër Ademi thotë se është para...

gusht 30, 2026 - 00:30
Ademi: Në çfarë derexhe kemi ardhë – mbyllet paralelja për nxënësit shqiptarë – VLEN-i hesht

Arber Ademi nga BDI ka reaguar ndaj, siç thotë, një rasti të ri që prek arsimin në gjuhën shqipe, duke ngritur akuza ndaj drejtuesve lokalë dhe duke kritikuar heshtjen e VLEN-it.

Përmes një reagimi publik, Arbër Ademi thotë se është paradoksale që një drejtoreshë shqiptare të mbyllë një paralele për nxënësit shqiptarë, ndërsa për këtë veprim, sipas tij, merr mbështetje nga drejtues maqedonas.

“Në çfarë derexhe kemi ardhë: Drejtoresha shqiptare mbyll paralelen për nxënësit shqiptarë, ndërsa për këtë veprim ajo merret në mbrojtje nga Darkoja i Butelit”, shkruan Ademi.

Ai e drejton kritikën edhe ndaj VLEN-it, duke e akuzuar këtë subjekt se mungon në raste kur, sipas tij, duhet të mbrohen interesat e shqiptarëve.

“E VLEN-i? Në këtë histori nuk ekziston. Ashtu siç nuk ekziston në asnjë histori tjetër kur duhet të mbrohen interesat e shqiptarëve”, thuhet në reagimin e Ademit.

Deklarata rikthen në vëmendje debatet për arsimin në gjuhën shqipe dhe përfaqësimin institucional të shqiptarëve, veçanërisht në zonat ku funksionojnë paralele dhe institucione arsimore në dy gjuhë.

Akuzat e ngritura nga BDI kërkojnë edhe sqarim institucional: mbi çfarë kriteresh është marrë vendimi për mbylljen e paraleles, sa nxënës shqiptarë preken nga ky vendim dhe cili ka qenë qëndrimi i përfaqësuesve të VLEN-it për këtë çështje. Gazeta Flaka

The post Ademi: Në çfarë derexhe kemi ardhë – mbyllet paralelja për nxënësit shqiptarë – VLEN-i hesht appeared first on Flaka, në çdo lajm... .


Burimi i lajmit: flaka.com.mk
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.