Ademi, Shasivarit: Të fala, ministër, nëse nuk na ftoni ju, dimë të vijmë edhe vetë

Përfaqësuesit studentor të UEJL-së dhe UNT-së kanë reaguar lidhur me mospërfilljen e kërkesave të tyre për dhënien e provimit të jurisprudencës në gjuhën shqipe. Ata njoftojnë se ende nuk kanë marrë ftesë për takim nga Ministri i Drejtësisë...

tetor 13, 2026 - 14:30
Ademi, Shasivarit: Të fala, ministër, nëse nuk na ftoni ju, dimë të vijmë edhe vetë

Përfaqësuesit studentor të UEJL-së dhe UNT-së kanë reaguar lidhur me mospërfilljen e kërkesave të tyre për dhënien e provimit të jurisprudencës në gjuhën shqipe.

Ata njoftojnë se ende nuk kanë marrë ftesë për takim nga Ministri i Drejtësisë për të shqyrtuar kërkesat e tyre.

“Të fala, ministër! Nëse nuk na ftoni ju, dimë të vijmë edhe vetë”, shkruajnë në një postim në Facebook përfaqësuesit e këtyre dy universiteteve.

Kujtojmë se më herët studentët organizuan disa protesta në Shkup me kërkesën e vetëm që provimet të jepen edhe në gjuhën shqipe.


Burimi i lajmit: lajmpress.org
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.