Ademi: “VLEN-i vrapon t’i rregullojë gjërat vetëm pasi kapet në flagrancë”

Zyrtari i lart i BDI-së, Arbër Ademi, ka reaguar lidhur me zhvillimet e fundit rreth vendosjes së gjuhës shqipe në tabelat shtetërore, duke kritikuar Qeverinë dhe koalicionin VLEN. Ademi thotë se, pas më shumë se dy vitesh qeverisje, ins...

gusht 9, 2026 - 16:00
Ademi: “VLEN-i vrapon t’i rregullojë gjërat vetëm pasi kapet në flagrancë”

Zyrtari i lart i BDI-së, Arbër Ademi, ka reaguar lidhur me zhvillimet e fundit rreth vendosjes së gjuhës shqipe në tabelat shtetërore, duke kritikuar Qeverinë dhe koalicionin VLEN.

Ademi thotë se, pas më shumë se dy vitesh qeverisje, institucionet po i cenojnë gradualisht të drejtat e shqiptarëve, ndërsa sipas tij, VLEN-i ndërmerr veprime vetëm pas reagimeve publike.

“Kanë kaluar më shumë se dy vite qeverisje, ndërsa institucionet, hap pas hapi, po çmontojnë të drejtat e shqiptarëve të garantuara me ligj. E VLEN-i? Vrapon t’i rregullojë vetëm pasi kapet në flagrancë nga opinioni”, shkruan Ademi.

Ai kritikon edhe mënyrën se si është vendosur versioni në gjuhën shqipe në tabelën e re, duke pretenduar se edhe pas korrigjimit janë bërë gabime gjuhësore.

“Edhe kur detyrohen ta vendosin gjuhën shqipe pas presionit publik, e vendosin me gabime, pa respektuar as drejtshkrimin elementar”, shprehet deputeti i BDI-së.

Ademi e akuzon VLEN-in se nuk po vepron në mënyrë të pavarur për mbrojtjen e të drejtave të shqiptarëve.

“VLEN-i sot nuk i mbron të drejtat e shqiptarëve, lutet te padroni për të zëvendësuar tabelat joligjore po me gabime të mëdha gjuhësore!”, shkruan ai.

Në fund, Ademi e përmbyll reagimin me një shprehje popullore: “Kush e ha turpin për bukë, s’ngopet kurrë!” Gazeta Flaka

The post Ademi: “VLEN-i vrapon t’i rregullojë gjërat vetëm pasi kapet në flagrancë” appeared first on Flaka, në çdo lajm... .


Burimi i lajmit: flaka.com.mk
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.