Adriatik Berisha, hematologu që koordinoi vizitën e Thaçit tek babai në Klinikën Interne

Doktori i cili sot përjetoi një moment paksa tensionues gjatë vizitës së ish-presidentit Hashim Thaçi në Klinikën Interne të QKUK-së, është hematologu, Adriatik Berisha. Siç merr vesh Klan Kosova, Adriatik Berisha kishte rolin e koordinatorit për procesin e vizitës së Thaçit në Klinikën Interne, ku po trajtohet Haxhiu, babai i ish-presidentit. Në një moment, sipas

Mars 13, 2025 - 20:00
 0  5
Adriatik Berisha, hematologu që koordinoi vizitën e Thaçit tek babai në Klinikën Interne
adriatik-berisha,-hematologu-qe-koordinoi-viziten-e-thacit-tek-babai-ne-kliniken-interne

adriatik-berisha,-hematologu-qe-koordinoi-viziten-e-thacit-tek-babai-ne-kliniken-interne

Doktori i cili sot përjetoi një moment paksa tensionues gjatë vizitës së ish-presidentit Hashim Thaçi në Klinikën Interne të QKUK-së, është hematologu, Adriatik Berisha.

Siç merr vesh Klan Kosova, Adriatik Berisha kishte rolin e koordinatorit për procesin e vizitës së Thaçit në Klinikën Interne, ku po trajtohet Haxhiu, babai i ish-presidentit.

Në një moment, sipas pamjeve, ai përballet me masa strikte të sigurisë nga ana e sigurimit të Gjykatës Speciale, kur po tentonte ta përshëndeste me një përqafim, ish-presidentin Thaçi, me të përfunduar vizita.

Në momentin e mbërritjes së Hashim Thaçit në ambientet e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, u formua një turmë e madhe qytetarësh, pavarësisht masave të rrepta të sigurisë.

E tensioni që u shkaktua nga tentim ndalimi i përshëndetjes ndaj ish-presidentit Thaçi, edhe solli një ndjesi të pakëndshme nga ana e qytetarëve.

Vizita e Thaçit në Kosovë, pasoi pas tri kërkesave të refuzuara për një vizitë humane, për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore të babait të tij.