AfD trondit Gjermaninë me 43.8%: kërkohet ndalimi i partisë, Mërz del kundër!
Kancelari gjerman Friedrich Mërz ka kundërshtuar thirrjet e reja për ndalimin e partisë së ekstremit të djathtë, Alternativa për Gjermaninë (AfD), duke thënë se një ndalim nuk do ta zgjidhte problemin që, sipas tij, i shtyn qytetarët ta vot...
Kancelari gjerman Friedrich Mërz ka kundërshtuar thirrjet e reja për ndalimin e partisë së ekstremit të djathtë, Alternativa për Gjermaninë (AfD), duke thënë se një ndalim nuk do ta zgjidhte problemin që, sipas tij, i shtyn qytetarët ta votojnë këtë parti.
“Besoj se kushtet për ndalimin e një partie janë një pengesë shumë e lartë”, deklaroi Mërz në një konferencë të përbashkët për media me presidentin e Këshillit Evropian, António Costa.
Deklarata vjen pak ditë pasi AfD shënoi një fitore të fuqishme në landin lindor Saksonia-Anhalt, duke marrë 43.8% të votave, vetëm pak larg shumicës absolute.
Pas rezultatit, kryeministri i landit Nordrhein-Westfalen, Hendrik Wüst, kërkoi një hetim për të vlerësuar nëse AfD ndjek qëndrime antikushtetuese dhe nëse ekzistojnë bazat për ndalimin e saj.
Megjithatë, Mërz tha se partitë tradicionale duhet të përpiqen t’i rikthejnë votuesit e AfD-së përmes programeve politike bindëse, në vend që të fokusohen te ndalimi i partisë.
Sipas ligjit gjerman, një parti politike mund të ndalohet vetëm nga Gjykata Kushtetuese Federale dhe kërkesa për një procedurë të tillë duhet të bëhet nga një prej dy dhomave të Parlamentit ose nga qeveria federale.
Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.