Afrona paralajmëron momentin e madh, nis numërimin mbrapsht

Afrona Dika ka ndarë një postim të veçantë në Instagram, duke zbuluar se ka mbetur vetëm një muaj deri në ditën e madhe. Në fotografinë e publikuar, ajo shfaq një tavolinë të dekoruar me lule, trëndafila dhe detaje romantike, ndërsa në qend...

shtator 6, 2026 - 20:00
Afrona paralajmëron momentin e madh, nis numërimin mbrapsht

Afrona Dika ka ndarë një postim të veçantë në Instagram, duke zbuluar se ka mbetur vetëm një muaj deri në ditën e madhe.

Në fotografinë e publikuar, ajo shfaq një tavolinë të dekoruar me lule, trëndafila dhe detaje romantike, ndërsa në qendër është një tabelë rozë ku shkruhet: “One month until I do” – “Edhe një muaj deri sa të them ‘Po’”, shkruan Indeksonline.

Dekorimet me zemra, unaza dhe mbishkrime të lidhura me nusen e bëjnë të qartë atmosferën festive dhe romantike të postimit. Pamja shoqërohet edhe me një panoramë të bukur buzë liqenit.

Postimi ka ngjallur kureshtje te ndjekësit, të cilët tashmë po presin me interes ditën e dasmës dhe detajet e ceremonisë.


Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.