Agim Shemshiu emërohet anëtar i Komisionit të Arbitrave të Federatës Evropiane të Shahut

Një tjetër vlerësim i rëndësishëm për Agim Shemshiun, i cili është përzgjedhur nga Federata Evropiane e Shahut (ECU) si anëtar i Komisionit të Arbitrave (Arbiters Commission). Ky emërim përbën një arritje të veçantë në rrugëtimin e tij në b...

tetor 30, 2026 - 20:01
Agim Shemshiu emërohet anëtar i Komisionit të Arbitrave të Federatës Evropiane të Shahut

Një tjetër vlerësim i rëndësishëm për Agim Shemshiun, i cili është përzgjedhur nga Federata Evropiane e Shahut (ECU) si anëtar i Komisionit të Arbitrave (Arbiters Commission).

Ky emërim përbën një arritje të veçantë në rrugëtimin e tij në botën e shahut, duke dëshmuar besimin dhe vlerësimin që institucionet evropiane të këtij sporti kanë ndaj profesionalizmit dhe kontributit të tij.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Shemshiu, i cili ka shprehur kënaqësinë dhe mirënjohjen për këtë përgjegjësi të re.

Ai ka falënderuar Kryesinë e Federatës Evropiane të Shahut për besimin e dhënë, si dhe të gjithë ata që e kanë mbështetur dhe i kanë qëndruar pranë gjatë rrugëtimit të tij në këtë sport.

Përzgjedhja e Agim Shemshiut në këtë komision përfaqëson një vlerësim të rëndësishëm profesional dhe një mundësi të re për të kontribuar në zhvillimin dhe avancimin e arbitrimit në nivel evropian.


Burimi i lajmit: lajmpress.org
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.