Agim Shemshiu nga Kumanova zgjidhet anëtar i Komisionit të Arbitritërve në Federatën Evropiane të Shahut

Kumanovasi Agim Shemshiu, i njohur për angazhimin e tij si shahist dhe profesionist i dalluar, ka shënuar një arritje të jashtëzakonshme në karrierën e tij sportive. Federata Evropiane e Shahut (ECU) e ka përzgjedhur zyrtarisht atë si anët...

tetor 30, 2026 - 17:00
Agim Shemshiu nga Kumanova zgjidhet anëtar i Komisionit të Arbitritërve në Federatën Evropiane të Shahut

Kumanovasi Agim Shemshiu, i njohur për angazhimin e tij si shahist dhe profesionist i dalluar, ka shënuar një arritje të jashtëzakonshme në karrierën e tij sportive.

Federata Evropiane e Shahut (ECU) e ka përzgjedhur zyrtarisht atë si anëtar të Komisionit të Arbitërve (Arbiters Commission), njofton agjencia e lajmeve INA.  
Kjo përzgjedhje përbën një vlerësim të veçantë dhe një konfirmim të kontributit të tij afatgjatë në botën e shahut, duke i dhënë njëkohësisht një përgjegjësi të re në rrugëtimin e tij evropian. 

Në njoftimin e tij drejtuar miqve dhe opinionit publik, të shprehur në disa gjuhë, Shemshiu ka falënderuar udhëheqësinë e Federatës Evropiane të Shahut për besimin e dhënë, si dhe të gjithë ata që e kanë mbështetur gjatë rrugëtimit të tij në këtë sport:

“Këtë angazhim e kaloj si një mundësi të re për të kontribuar me profesionalizëm, përkushtim dhe përgjegjësi në zhvillimin e mëtejshëm të shahut dhe shahut gjykues në nivel evropian,” u shpreh ai.

Përveç pasionit dhe suksesit të tij në fushën e shahut, Agim Shemshiu është i njohur në opinion si Komandant i Policisë së Trafikut Rrugor në SPB Kumanovë, duke dëshmuar një ndërthurje të suksesshme mes detyrës zyrtare dhe suksesit në arenën sportive ndërkombëtare. (INA)


Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.