AGK i kërkon Policisë garantimin e sigurisë së gazetarit Mehmetaj dhe familjes së tij

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) ka dënuar kanosjen ndaj gazetarit Lirim Mehmetaj, për të cilën është arrestuar ish-deputeti Gani Geci. Në reagimin e saj, AGK-ja është shprehur e shqetësuar për rrezikimin e sigurisë fizike të Mehme...

tetor 13, 2026 - 16:00
AGK i kërkon Policisë garantimin e sigurisë së gazetarit Mehmetaj dhe familjes së tij

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) ka dënuar kanosjen ndaj gazetarit Lirim Mehmetaj, për të cilën është arrestuar ish-deputeti Gani Geci.

Në reagimin e saj, AGK-ja është shprehur e shqetësuar për rrezikimin e sigurisë fizike të Mehmetajt, duke e dënuar në termat më të ashpër incidentin e ndodhur mbrëmjen e kaluar.

“AGK-ja është thellësisht e shqetësuar për kanosjen dhe rrezikimin e sigurisë fizike të gazetarit Lirim Mehmetaj, themelues i Vox Kosova. AGK-ja e dënon në termat më të ashpër aktin e kanosjes së ndodhur mbrëmë, për të cilin është arrestuar ish-deputeti Gani Geci”, thuhet në reagim.

LEXO EDHE

Dënimi i ish-krerëve të UÇK-së, kjo është kërkesa e Komisionit për Punë të Jashtme
Sot, 14:00 · 4 min lexim

Haziri: Shiroka-Pula është futur në “zjerm” politik
Sot, 13:51 · 2 min lexim

Vdes fëmija që u lëndua nga rrëzimi i një orendie në shtëpi në Pejë
Sot, 13:27 · 1 min lexim
Asociacioni ka theksuar se shprehja e mendimit të lirë për çështje me interes publik dhe për figura publike, përfshirë deputetët, është e drejtë themelore në një shtet demokratik.

AGK-ja ka shprehur gjithashtu mirënjohje për reagimin e Policisë së Kosovës dhe përkushtimin e Prokurorisë në trajtimin e rastit.

“AGK-ja, gjithashtu, i bën thirrje Policisë së Kosovës që të ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për të garantuar sigurinë fizike të Mehmetajt dhe familjes së tij”, thuhet më tej në reagim.

Në fund, Asociacioni ka vlerësuar se kanosja ndaj gazetarit pasqyron klimën e vështirë në të cilën ushtrohet gazetaria në Kosovë dhe nevojën për t’i dhënë fund intimidimit të punonjësve të medias.

“Aktet e tilla përbëjnë një goditje të rëndë ndaj lirisë së medias dhe të drejtës së qytetarëve për t’u informuar”, përfundon reagimi i AGK-së.


Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.