AGK shpreh ngushëllime për vdekjen tragjike të Laurent Krasniqit
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) ka shprehur ngushëllime pas vdekjes tragjike të Laurent Krasniqit. Laurenti për disa vite kishte punuar si kameraman në disa prej mediave në Kosovë, përfshirë T7, TV Dukagjini dhe Tëvë1. Sipas AGK-s...


Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) ka shprehur ngushëllime pas vdekjes tragjike të Laurent Krasniqit.
Laurenti për disa vite kishte punuar si kameraman në disa prej mediave në Kosovë, përfshirë T7, TV Dukagjini dhe Tëvë1. Sipas AGK-së, Krasniqi ka dhënë një kontribut të rëndësishëm në skenën mediale në vend, ndërsa do të kujtohet për profesionalizmin dhe kolegialitetin e tij.
“Laurenti ka dhënë një kontribut të rëndësishëm në skenën mediale me punën e tij profesionale, dhe do të kujtohet për kolegialitetin e pashoq tek i gjithë komunitetit medial në vend”, thuhet në telegramin e ngushëllimit të AGK-së.
AGK-ja u ka shprehur ngushëllime të sinqerta familjes, miqve dhe të gjithë kolegëve që kanë punuar me të.
Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.