Agon Ferati: Synojmë të zgjidhim problemin e të punësuarve me kontratë dhe të mbrojmë dinjitetin e tyre
Ministri i Marrëdhënieve ndërmjet Bashkësive, Agon Ferati, ka bërë të ditur se në procedurë parlamentare do të jetë propozim-ligji që synon zgjidhjen e statusit të të punësuarve me kontratë në administratë, duke u mundësuar atyre punësim të...
Ministri i Marrëdhënieve ndërmjet Bashkësive, Agon Ferati, ka bërë të ditur se në procedurë parlamentare do të jetë propozim-ligji që synon zgjidhjen e statusit të të punësuarve me kontratë në administratë, duke u mundësuar atyre punësim të përhershëm.
Ferati theksoi se pas zgjidhjes së çështjes së të punësuarve me kontratë në institucionet shëndetësore, angazhimi do të vazhdojë edhe për kategoritë e tjera të punonjësve që prej vitesh përballen me këtë problem.
“Do të jetë në procedurë parlamentare propozim-ligji për zgjidhjen e çështjes së të punësuarve me kontratë në administratë, për të siguruar një vendim të përhershëm të punës”, deklaroi Ferati.
Sipas tij, ky propozim-ligj synon të zgjidhë problemin e punësimit të pasigurt dhe të parandalojë cenimin e dinjitetit dhe të drejtave të punonjësve nga drejtuesit e institucioneve.
Ferati shtoi se koalicioni do të angazhohet për zbatimin e plotë të ligjit, me qëllim që zgjidhja e kësaj çështjeje të realizohet me sukses.
Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.