Agresion ndaj policit në Gostivar, arrestohet 49-vjeçari

Një 49-vjeçar nga fshati Shemshovë është privuar nga liria pasi dyshohet se ka sulmuar fizikisht një nëpunës policor në rrugën magjistrale Gostivar–Strazhë. Ngjarja ka ndodhur më 6 shtator, rreth orës 00:30, kur nëpunësit policorë të Një...

shtator 6, 2026 - 15:30
Agresion ndaj policit në Gostivar, arrestohet 49-vjeçari

Një 49-vjeçar nga fshati Shemshovë është privuar nga liria pasi dyshohet se ka sulmuar fizikisht një nëpunës policor në rrugën magjistrale Gostivar–Strazhë.

Ngjarja ka ndodhur më 6 shtator, rreth orës 00:30, kur nëpunësit policorë të Njësisë për Sigurinë e Komunikacionit Rrugor në Gostivar kanë ndaluar një automjet “BMW” me targa gjermane, të drejtuar nga A.J. (49).

Sipas policisë, pasi është konstatuar një kundërvajtje në komunikacion, 49-vjeçari ka filluar të sillet në mënyrë agresive dhe më pas ka sulmuar fizikisht një polic.

A.J. është privuar nga liria dhe pas dokumentimit të rastit, ndaj tij do të paraqitet kallëzim penal përkatës.

Flaka

The post Agresion ndaj policit në Gostivar, arrestohet 49-vjeçari appeared first on Flaka, në çdo lajm... .


Burimi i lajmit: flaka.com.mk
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.