Ahmeti me mesazh prekës për Nexhen: “Më shumë se berber, ishte mik i imi”

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, ka reaguar pas ndarjes nga jeta të Nexhadi Lutfisë – Nexhes, duke e kujtuar atë jo vetëm si berberin e tij prej shumë vitesh, por si një mik të afërt. Ahmeti tha se me Nexhen kishte ndarë shumë biseda, momente...

tetor 8, 2026 - 12:30
Ahmeti me mesazh prekës për Nexhen: “Më shumë se berber, ishte mik i imi”

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, ka reaguar pas ndarjes nga jeta të Nexhadi Lutfisë – Nexhes, duke e kujtuar atë jo vetëm si berberin e tij prej shumë vitesh, por si një mik të afërt.

Ahmeti tha se me Nexhen kishte ndarë shumë biseda, momente dhe kujtime, duke e përshkruar si njeri të urtë, të dashur dhe me humor.
“Sot nuk humba vetëm berberin tim. Humba një mik”, shkroi Ahmeti në mesazhin e tij të ngushëllimit.

Ai i shprehu ngushëllime familjes Lutfiu, miqve dhe të gjithë atyre që e njohën të ndjerin. (Tetova Sot)


Burimi i lajmit: lajmpress.org
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.