Ahmeti: Më shumë demokraci, dialog dhe barazi
Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Demokracisë, ka theksuar rëndësinë e lirisë, pluralizmit dhe barazisë në një shoqëri demokratike. Ahmeti ka thënë se demokracia nuk duhet të kufizohet vetëm në institucione d...
Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Demokracisë, ka theksuar rëndësinë e lirisë, pluralizmit dhe barazisë në një shoqëri demokratike.
Ahmeti ka thënë se demokracia nuk duhet të kufizohet vetëm në institucione dhe procese zgjedhore, por të jetë kulturë shoqërore dhe standard për institucionet dhe vendimmarrjen politike.
“Liria nuk negociohet, dinjiteti nuk relativizohet dhe barazia nuk mbetet vetëm një parim në letër”, ka shkruar Ahmeti.
Sipas tij, në një shoqëri të karakterizuar nga diversiteti, demokracia duhet të krijojë hapësirë për dallimet, të forcojë dialogun dhe bashkëjetesën.
“Përballë sfidave të kohës dhe ndryshimeve që prekin rajonin dhe Evropën, përgjigjja jonë duhet të jetë më shumë demokraci, më shumë dialog dhe më shumë maturi në vendimmarrje”, ka deklaruar Ahmeti.
Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.