Ahmeti nga Gurgurica me mesazh të fortë: Bërvenica nuk duhet t’u dorëzohet të tjerëve!

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, së bashku me përfaqësues të Aleancës Kombëtare për Integrim (AKI), ka takuar qytetarët e Gurguricës, ku ka promovuar kandidaturën dhe programin e Arkin Jahijit për kryetar të Komunës së Bërvenicës. Ahmeti dekl...

tetor 13, 2026 - 10:30
Ahmeti nga Gurgurica me mesazh të fortë: Bërvenica nuk duhet t’u dorëzohet të tjerëve!

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, së bashku me përfaqësues të Aleancës Kombëtare për Integrim (AKI), ka takuar qytetarët e Gurguricës, ku ka promovuar kandidaturën dhe programin e Arkin Jahijit për kryetar të Komunës së Bërvenicës.

Ahmeti deklaroi se Bërvenica ka nevojë për përfaqësim dinjitoz, përgjegjësi dhe zhvillim, duke shprehur mbështetjen e tij për Jahijin.

Sipas tij, qytetarët meritojnë një kryetar që mbron interesat e tyre dhe respekton vullnetin e tyre politik.

“Bërvenica meriton dinjitet, përfaqësim dhe zhvillim! Arkin Jahiji, kryetar i Bërvenicës!”, ka shkruar Ahmeti, duke shprehur bindjen se kandidati i AKI-së është alternativa e duhur për të ardhmen e komunës.


Burimi i lajmit: lajmpress.org
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.