Ahmeti zbarkon në Prishtinë, takim me Hamzën pas Gjinit
Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, ka zhvilluar sot në Prishtinë një takim me kryetarin e PDK-së, Bedri Hamzën. Sipas Ahmetit, në takim u diskutua për zhvillimet politike në Kosovë dhe rajon, si dhe për procesin gjyqësor në Dhomat e Specializua...
Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, ka zhvilluar sot në Prishtinë një takim me kryetarin e PDK-së, Bedri Hamzën.
Sipas Ahmetit, në takim u diskutua për zhvillimet politike në Kosovë dhe rajon, si dhe për procesin gjyqësor në Dhomat e Specializuara të Kosovës.
“Shkëmbyem mendime mbi sfidat aktuale, zhvillimet që na presin dhe rëndësinë e bashkëpunimit e koordinimit të vazhdueshëm në interes të Kosovës dhe shqiptarëve në rajon”, deklaroi Ahmeti.
Takimi me Hamzën vjen pas takimit të Ahmetit me kryetarin e Prishtinës, Përparim Ramën, duke e vendosur vizitën e tij në Kosovë në fokus të zhvillimeve politike dhe bashkëpunimit ndërshqiptar.
Burimi i lajmit: lajmpress.org
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.