Ahmeti–Taravari në Tetovë: Koordinojnë terrenin e AKI-së për zgjedhjet vijuese
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, dhe kryetari i Aleancës për Shqiptarët (ASh), Arben Taravari, janë takuar sonte në Tetovë, së bashku me ekipet drejtuese të dy subjekteve politike. Takimi zhvillohet në kuad...
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, dhe kryetari i Aleancës për Shqiptarët (ASh), Arben Taravari, janë takuar sonte në Tetovë, së bashku me ekipet drejtuese të dy subjekteve politike.
Takimi zhvillohet në kuadër të përgatitjeve për zgjedhjet e parakohshme për kryetar të Komunës së Bërvenicës, me fokus në koordinimin e aktiviteteve të përbashkëta në terren.
Sipas BDI-së, në takim po diskutohet për mënyrën e organizimit të fushatës dhe angazhimin e strukturave të Aleancës Kombëtare për Integrim (AKI) në mbështetje të kandidatit për kryetar të Bërvenicës, Arkin Jahiji.
Në fokus të bisedimeve janë edhe hapat e ardhshëm të dy subjekteve dhe koordinimi i strukturave lokale në prag të procesit zgjedhor.
Takimi Ahmeti–Taravari vjen në kuadër të angazhimit të përbashkët të BDI-së dhe ASh-së në zgjedhjet në Bërvenicë, ndërsa pritet që në ditët në vijim të intensifikohen aktivitetet në terren. Gazeta Flaka
The post Ahmeti–Taravari në Tetovë: Koordinojnë terrenin e AKI-së për zgjedhjet vijuese appeared first on Flaka, në çdo lajm... .
Burimi i lajmit: flaka.com.mk
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.