“Ai duhet të japë dorëheqje”, Veliu: LDK-në në 12 për qind e sollën Vjosa Osmani edhe Lumir Abdixhiku

Ish-ministri i Brendshëm nga radhët e LDK-së dhe ish kryetari i Podujevës, Agim Veliu, ka deklaruar se “rënia e partisë” nuk mund të lidhet vetëm me heqjen e tij, por është një pasojë e një serie dështimesh nga liderët aktualë të partisë. “Në LDK është vendosur një standard, i dorëheqjes në rast se partia në

Mars 20, 2025 - 01:00
 0  3
“Ai duhet të japë dorëheqje”, Veliu: LDK-në në 12 për qind e sollën Vjosa Osmani edhe Lumir Abdixhiku
“ai-duhet-te-jape-doreheqje”,-veliu:-ldk-ne-ne-12-per-qind-e-sollen-vjosa-osmani-edhe-lumir-abdixhiku

“ai-duhet-te-jape-doreheqje”,-veliu:-ldk-ne-ne-12-per-qind-e-sollen-vjosa-osmani-edhe-lumir-abdixhiku

Ish-ministri i Brendshëm nga radhët e LDK-së dhe ish kryetari i Podujevës, Agim Veliu, ka deklaruar se “rënia e partisë” nuk mund të lidhet vetëm me heqjen e tij, por është një pasojë e një serie dështimesh nga liderët aktualë të partisë.

“Në LDK është vendosur një standard, i dorëheqjes në rast se partia në zgjedhje nuk ka sukses. Nuk është e vërtetë që Isa Mustafa dhe Avdullah Hoti e sollën LDK-në në 12 për qind, se po manipulohet edhe me këtë. LDK-në me 12 për qind e ka sjellë Vjosa Osmani edhe Abdixhiku me bërthamën e VV-së që ishte krijuar brenda LDK-së këta janë shkaktarët që LDK-ja ka rënë 12 për qind”, ka deklaruar ai.

Në Debat Plus, për sa i përket liderit të LDK-së, Lumir Abdixhiku, Veliu ka theksuar se ky i fundit është përgjegjës për disa veprime që kanë çuar në këtë situatë.

“Abdixhiku ka ngritur pritje të mëdha për LDK-në, duke thënë se do ta nxjerrë partinë të parën, por në fakt ai ka manipuluar anëtarësinë dhe nuk ka publikuar sondazhet që i dinte. Ka bërë renditje skandaloze në listat zgjedhore dhe ka lënë pas figura të rëndësishme si ish-kryeministrin Hoti dhe Hykmete Bajramin”, ka deklaruar Veliu.

Për Veliun, përgjegjësia për dështimin e LDK-së bie mbi Abdixhikun dhe ekipin e tij, duke shtuar se ata kishin të gjitha mundësitë për të arritur një rezultat më të mirë, përfshirë mjete financiare dhe mbështetje të brendshme, por nuk arritën të realizonin pritshmëritë e krijuara./Dukagjini/