Xhudisti kosovar, Akil Gjakova ka regjistruar tri fitore radhazi në Grand Prix Zagreb 2026, duke siguruar një vend në mesin e tetë më të mirëve në kategorinë e tij.

Akil Gjakova po vazhdon me paraqitje të shkëlqyeshme në Grand Prix Zagreb 2026, ku ka arritur të kualifikohet në çerekfinale pas tri fitoreve radhazi.

Xhudisti kosovar e nisi garimin me një fitore me Ippon ndaj rumunit Lucian Bors Dumitrescu.

Në xhiron e dytë, Gjakova ishte më i mirë se ukrainasi Serhii Nebotov, të cilin e mposhti me një Wazaari dhe një Yuko.

Ndërsa në përballjen e tretë, kosovari triumfoi sërish me Ippon, kësaj radhe ndaj Karim Abdulaevit nga Emiratet e Bashkuara Arabe.

Në çerekfinale, Akil Gjakova do të përballet me francezin Nathan Cadignan, me synimin për të vazhduar rrugëtimin drejt medaljes në këtë garë.

Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.