Aksident i rëndë në autostradën Tetovë–Shkup: Vetura përfundon jashtë rrugës në Llaskarcë, raportohet për të lënduar
Një aksident i rëndë komunikacioni ka ndodhur gjatë orëve të mbrëmjes në autostradën Tetovë-Shkup, saktësisht në afërsi të fshatit Llaskarcë shkruan Pa Censurë. Sipas informacioneve të para nga vendi i ngjarjes, një veturë ka humbur kontro...
Një aksident i rëndë komunikacioni ka ndodhur gjatë orëve të mbrëmjes në autostradën Tetovë-Shkup, saktësisht në afërsi të fshatit Llaskarcë shkruan Pa Censurë.
Sipas informacioneve të para nga vendi i ngjarjes, një veturë ka humbur kontrollin dhe ka dalë jashtë rrugës, duke përfunduar poshtë mbikalimit të autostradës. Si pasojë e këtij aksidenti raportohet për persona të lënduar, ndërsa në vendngjarje janë mbledhur banorë të zonës dhe kalimtarë të rastit për t’u dalë në ndihmë të aksidentuarve.Pa Censurë
Burimi i lajmit: lajmpress.org
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.