Aksident i rëndë në Gostivar, dy 14-vjeçarë dërgohen në Shkup me lëndime të rënda

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur mbrëmjen e 3 tetorit në Gostivar, në kryqëzimin e rrugëve “Shëtitorja Vardar” dhe “Tode Bogdanovski”. Sipas njoftimit të NJPB Gostivar, në aksident janë përfshirë tre automjete në lëvizje, dy “Golf...

tetor 4, 2026 - 16:30
Aksident i rëndë në Gostivar, dy 14-vjeçarë dërgohen në Shkup me lëndime të rënda

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur mbrëmjen e 3 tetorit në Gostivar, në kryqëzimin e rrugëve “Shëtitorja Vardar” dhe “Tode Bogdanovski”.

Sipas njoftimit të NJPB Gostivar, në aksident janë përfshirë tre automjete në lëvizje, dy “Golf” dhe një “BMW”, si dhe një “Passat” i parkuar.

Si pasojë e aksidentit, dy bashkudhëtarë 14-vjeçarë kanë pësuar lëndime të rënda trupore. Pas ndihmës mjekësore në Qendrën Urgjente në Gostivar, ata janë transferuar në Kompleksin e Klinikave “Nënë Tereza” në Shkup.

Lëndime trupore kanë pësuar edhe dy shoferët, B.A. dhe E.R., si dhe dy bashkudhëtarë të tjerë. Ekipi i NJPB Gostivar ka kryer këqyrjen në vendin e ngjarjes.

Flaka

The post Aksident i rëndë në Gostivar, dy 14-vjeçarë dërgohen në Shkup me lëndime të rënda appeared first on Flaka, në çdo lajm... .


Burimi i lajmit: flaka.com.mk
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.