Aksident i rëndë në Greqi, humbin jetën nënë e bir nga Shqipëria
Një aksident me pasoja fatale ka ndodhur mëngjesin e së premtes në Greqi, ku kanë humbur jetën një nënë dhe djali i saj nga Shqipëria. Sipas mediave greke, për shkaqe që ende nuk janë sqaruar, automjeti me të cilin po udhëtonin është përpl...


Një aksident me pasoja fatale ka ndodhur mëngjesin e së premtes në Greqi, ku kanë humbur jetën një nënë dhe djali i saj nga Shqipëria.
Sipas mediave greke, për shkaqe që ende nuk janë sqaruar, automjeti me të cilin po udhëtonin është përplasur me një kamion.
Si pasojë e përplasjes së fortë, kanë humbur jetën 43-vjeçarja dhe djali i saj 24-vjeçar.
Trupat e pajetë janë dërguar në Spitalin e Përgjithshëm të Serres për procedurat e mëtejshme.
Në aksident ka mbetur i lënduar edhe drejtuesi 57-vjeçar i kamionit, i cili është transportuar për trajtim mjekësor në Spitalin e Përgjithshëm të Dramës.
Autoritetet greke kanë nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave dhe shkakut të aksidentit fatal
Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.
