Aksident i rëndë në Ohër, kamioni godet 78-vjeçaren

Një 78-vjeçare nga Ohri ka pësuar lëndime të rënda trupore pasi është goditur nga një kamion me rimorkio në rrugën „Korpusi 15“ në Ohër. Sipas njoftimit të policisë, aksidenti ka ndodhur më 20 tetor, rreth orës 11:00. Kamioni i markës „M...

tetor 21, 2026 - 23:00
Aksident i rëndë në Ohër, kamioni godet 78-vjeçaren

Një 78-vjeçare nga Ohri ka pësuar lëndime të rënda trupore pasi është goditur nga një kamion me rimorkio në rrugën „Korpusi 15“ në Ohër.

Sipas njoftimit të policisë, aksidenti ka ndodhur më 20 tetor, rreth orës 11:00. Kamioni i markës „MAN“, me targa të Ohrit, drejtohej nga një 62-vjeçar nga i njëjti qytet.

E lënduara është dërguar në Spitalin Special „Shën Erazmo“ në Ohër, ku i janë konstatuar lëndime të rënda trupore.

Policia ka kryer këqyrjen e vendit të aksidentit.

Flaka

The post Aksident i rëndë në Ohër, kamioni godet 78-vjeçaren appeared first on Flaka, në çdo lajm... .


Burimi i lajmit: flaka.com.mk
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.