Aksident i rëndë në Pirok, tre pasagjerë pësojnë lëndime të rënda
Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur në orët e para të së shtunës në fshatin Pirok të komunës së Bogovinës, ku tre pasagjerë kanë pësuar lëndime të rënda trupore, ndërsa dy persona të tjerë janë lënduar. Sipas njoftimit të policisë, a...
Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur në orët e para të së shtunës në fshatin Pirok të komunës së Bogovinës, ku tre pasagjerë kanë pësuar lëndime të rënda trupore, ndërsa dy persona të tjerë janë lënduar.
Sipas njoftimit të policisë, aksidenti është raportuar më 24 tetor, në orën 04:10. Një automjet „Volkswagen Polo”, i drejtuar nga një 19-vjeçar nga Piroku, është përplasur me një shtyllë betoni të një shtëpie dhe me vitrinën e një objekti.
Nga aksidenti, tre pasagjerë kanë pësuar lëndime të rënda trupore, ndërsa një pasagjer tjetër dhe shoferi kanë marrë lëndime trupore. Të lënduarit janë trajtuar në Spitalin Klinik të Tetovës.
Gjatë këqyrjes së vendit të ngjarjes, policia ka konstatuar se shoferi kishte 1,29 promilë alkool në gjak dhe nuk posedonte leje drejtimi.
Nëntëmbëdhjetëvjeçari është privuar nga liria, ndërsa pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tij do të vijojë kallëzimi përkatës.
Flaka
The post Aksident i rëndë në Pirok, tre pasagjerë pësojnë lëndime të rënda appeared first on Flaka, në çdo lajm... .
Burimi i lajmit: flaka.com.mk
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.