Aksident i rëndë në rrugën Landovicë-Gjonaj, humb jetën një motoçiklist

Kolicia është njoftuar për një aksident trafiku të ndodhur në segmentin rrugor Landovicë–Gjonaj, ku janë përfshirë një automjet dhe një motoçikletë. Zëdhënësi i Policisë rajonale në Prizren, Shaqir Bytyqi për Arbresh.info ka bërë të ditur s...

shtator 23, 2026 - 21:30
Aksident i rëndë në rrugën Landovicë-Gjonaj, humb jetën një motoçiklist
dy-aksidente-ne-autostraden-“ibrahim-rugova”,-shtate-te-lenduar

dy-aksidente-ne-autostraden-“ibrahim-rugova”,-shtate-te-lenduar

Kolicia është njoftuar për një aksident trafiku të ndodhur në segmentin rrugor Landovicë–Gjonaj, ku janë përfshirë një automjet dhe një motoçikletë.

Zëdhënësi i Policisë rajonale në Prizren, Shaqir Bytyqi për Arbresh.info ka bërë të ditur se zyrtarët policorë kanë konstatuar se bëhet fjalë për një aksident trafiku me pasoja vdekjen.

Ai bëri të ditur se në vendin e ngjarjes ka dalë edhe ekipi mjekësor i urgjencës, i cili ka konfirmuar vdekjen e Z. Q., i lindur në vitin 1994, nga fshati Romajë, Komuna e Prizrenit, i cili në momentin e aksidentit ishte duke drejtuar motoçikletën.

“Për rastin janë njoftuar hetuesit e Njësisë Rajonale të Trafikut, eprorët përkatës, të cilët kanë dalë në vendin e ngjarjes”.

“Është njoftuar edhe prokurori i shtetit dhe me autorizim dhe në koordinim me Prokurorinë, do të ndërmerren të gjitha veprimet e nevojshme hetimore me qëllim të zbardhjes së plotë të rrethanave dhe shkaqeve të këtij aksidenti”, thuhet në konfirmim.


Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.