Aksident i rëndë në rrugën Ohër-Resnjë, dy persona pësojnë lëndime të rënda
Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur më 19 shtator në rrugën magjistrale Ohër-Resnjë, në afërsi të fshatit Opanicë. Sipas SPB Ohër, në aksident janë përfshirë një “Suzuki Vitara” me targa të Shkupit, i drejtuar nga një 67-vjeçar nga B...
Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur më 19 shtator në rrugën magjistrale Ohër-Resnjë, në afërsi të fshatit Opanicë.
Sipas SPB Ohër, në aksident janë përfshirë një “Suzuki Vitara” me targa të Shkupit, i drejtuar nga një 67-vjeçar nga Britania e Madhe, dhe një “Opel” me targa të Manastirit, i drejtuar nga një 28-vjeçar nga fshati Bukovë.
Dy bashkudhëtarë në automjetin “Opel” kanë pësuar lëndime të rënda trupore, ndërsa drejtuesi i “Suzuki Vitarës” dhe dy bashkudhëtare në “Opel” kanë pësuar lëndime trupore.
Të lënduarit janë dërguar për trajtim në institucionet shëndetësore në Ohër, ndërsa me urdhër të prokurorit publik, ekip hetimor i SPB Ohër ka kryer këqyrjen e vendit të aksidentit.
Flaka
The post Aksident i rëndë në rrugën Ohër-Resnjë, dy persona pësojnë lëndime të rënda appeared first on Flaka, në çdo lajm... .
Burimi i lajmit: flaka.com.mk
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.