Aksident i rëndë në rrugën Ohër–Shën Naum, plagoset rëndë motoçiklisti
Më 16 shtator 2026, rreth orës 11:00, në rrugën rajonale Ohër–Shën Naum ka ndodhur një aksident rrugor mes një automjeti “Mercedes” me targa të Shkupit dhe një motoçiklete “BMW” me targa të Strugës. Sipas SPB Ohër, motoçikleta drejtohej ...
Më 16 shtator 2026, rreth orës 11:00, në rrugën rajonale Ohër–Shën Naum ka ndodhur një aksident rrugor mes një automjeti “Mercedes” me targa të Shkupit dhe një motoçiklete “BMW” me targa të Strugës.
Sipas SPB Ohër, motoçikleta drejtohej nga H.P., 29-vjeçar nga fshati Misleshevë, ndërsa automjeti nga D.J., 87-vjeç nga Shkupi.
Në aksident, motoçiklisti ka pësuar lëndime të rënda trupore, të cilat janë konstatuar në Spitalin Special “Shën Erazmo” në Ohër. Ekip i SPB Ohër ka kryer këqyrjen e vendit të ngjarjes.
Flaka
The post Aksident i rëndë në rrugën Ohër–Shën Naum, plagoset rëndë motoçiklisti appeared first on Flaka, në çdo lajm... .
Burimi i lajmit: flaka.com.mk
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.