Aksident i rëndë në Shkup, një grua pëson lëndime të rënda
Një aksident trafiku ka ndodhur mbrëmjen e 27 shtatorit në rrugën “Aleksandar Urdarevski” në Shkup, ku janë përfshirë një automjet dhe një motoçikletë me tri rrota. Sipas SPB Shkup, automjeti “Volkswagen Golf”, i drejtuar nga një 53-vjeç...
Një aksident trafiku ka ndodhur mbrëmjen e 27 shtatorit në rrugën “Aleksandar Urdarevski” në Shkup, ku janë përfshirë një automjet dhe një motoçikletë me tri rrota.
Sipas SPB Shkup, automjeti “Volkswagen Golf”, i drejtuar nga një 53-vjeçar, është përplasur me një motoçikletë me tri rrota “Tomos”, të drejtuar nga një 35-vjeçar, i cili nuk posedonte patentë shoferi.
Si pasojë e aksidentit, drejtuesi i motoçikletës ka pësuar lëndime trupore, ndërsa bashkudhëtarja e tij, një 28-vjeçare, ka pësuar lëndime të rënda trupore. Të dy janë dërguar për trajtim mjekësor, ndërsa lëndimet e gruas janë konstatuar në ISHP “Shën Naum Ohridski” në Shkup.
Për rastin është njoftuar prokurori publik. Policia ka kryer këqyrjen në vendngjarje dhe pas dokumentimit të plotë të rastit pritet të vijojë kallëzimi përkatës.
Flaka
The post Aksident i rëndë në Shkup, një grua pëson lëndime të rënda appeared first on Flaka, në çdo lajm... .
Burimi i lajmit: flaka.com.mk
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.