Aksident i rëndë në Shkup, një person pëson lëndime të rënda
Mbrëmjen e 7 nëntorit, në rrugën „Lazar Liçenoski“ në Shkup ka ndodhur një aksident trafiku mes dy automjeteve, një „Citroen“ dhe një „Volkswagen T-Roc“. Sipas informacioneve të policisë, nga aksidenti lëndime të rënda trupore ka pësuar ...
Mbrëmjen e 7 nëntorit, në rrugën „Lazar Liçenoski“ në Shkup ka ndodhur një aksident trafiku mes dy automjeteve, një „Citroen“ dhe një „Volkswagen T-Roc“.
Sipas informacioneve të policisë, nga aksidenti lëndime të rënda trupore ka pësuar drejtuesi i „Citroen“-it, E.S. (23), ndërsa lëndime trupore kanë marrë edhe N.R. (24) dhe drejtuesi i „Volkswagen“-it, A.A. (43).
Të lënduarit janë dërguar për trajtim në Kompleksin e Klinikave „Nëna Terezë“ dhe në Institucionin e Shëndetit Publik „Sh. Naumi Ohridski“.
Ekipi i SPB Shkup ka kryer këqyrjen e vendit të ngjarjes, ndërsa po dokumentohen rrethanat e aksidentit.
Flaka
The post Aksident i rëndë në Shkup, një person pëson lëndime të rënda appeared first on Flaka, në çdo lajm... .
Burimi i lajmit: flaka.com.mk
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.