Aksident i rëndë trafiku, humb jetën shoferi
Një person ka humbur jetën në një aksident të rëndë trafiku që ka ndodhur sot në rrugën magjistrale Strumicë–Radovish, në pjesën ndërmjet fshatrave Vasilevë dhe Vladevci. Aksidenti është raportuar rreth orës 12:40. Sipas informacioneve fill...
Një person ka humbur jetën në një aksident të rëndë trafiku që ka ndodhur sot në rrugën magjistrale Strumicë–Radovish, në pjesën ndërmjet fshatrave Vasilevë dhe Vladevci.
Aksidenti është raportuar rreth orës 12:40. Sipas informacioneve fillestare, një kamion “Ford” me targa të Strumicës ka dalë nga rruga, ndërsa drejtuesi i mjetit ka ndërruar jetë.
Për shkak të aksidentit, qarkullimi në drejtimin Strumicë–Radovish është ndërprerë.
Ekipet policore ndodhen në vendngjarje dhe po kryejnë hetimet për të përcaktuar rrethanat dhe shkaqet e aksidentit.
Burimi i lajmit: lajmpress.org
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.