Aksident me fatalitet në rrugën Shtime-Lipjan, një i vdekur dhe një grua e lënduar rëndë
Një person ka humbur jetën dhe dy të tjerë kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku në rrugën Shtime-Lipjan. Mësohet se aksidenti ka ndodhur të enjten, rreth orës 10:00, në fshatin Grackë e Vogël, ku janë përfshirë dy vetur...


Një person ka humbur jetën dhe dy të tjerë kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku në rrugën Shtime-Lipjan.
Mësohet se aksidenti ka ndodhur të enjten, rreth orës 10:00, në fshatin Grackë e Vogël, ku janë përfshirë dy vetura.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë ekipet kompetente, ndërsa me autorizim të prokurorit janë ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore.
Trupi i viktimës është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore.
Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.
