Aksident me trotinet elektrik në Gradec, lëndohen dy të mitur
Dy të mitur janë lënduar si pasojë e një aksidenti me trotinet elektrik në rrugën rajonale Gradec–Pirok. Sipas njoftimit të MPB-së, aksidenti ka ndodhur më 29 tetor, rreth orës 16:00, kur një 17-vjeçar nga fshati Gradec, duke drejtuar nj...
Dy të mitur janë lënduar si pasojë e një aksidenti me trotinet elektrik në rrugën rajonale Gradec–Pirok.
Sipas njoftimit të MPB-së, aksidenti ka ndodhur më 29 tetor, rreth orës 16:00, kur një 17-vjeçar nga fshati Gradec, duke drejtuar një trotinet elektrik, ka humbur kontrollin dhe është rrëzuar.
Si pasojë, drejtuesi i trotinetit ka pësuar lëndime të rënda trupore, ndërsa bashkëudhëtari i tij 15-vjeçar ka marrë lëndime trupore.
Të dy të miturit kanë marrë ndihmë mjekësore në Qendrën Urgjente në Gostivar. Në vendin e ngjarjes është kryer këqyrja nga ekipi i DPB-së në Gostivar.
Flaka
The post Aksident me trotinet elektrik në Gradec, lëndohen dy të mitur appeared first on Flaka, në çdo lajm... .
Burimi i lajmit: flaka.com.mk
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.