Aksident mes trenit dhe një veture në Fushë Kosovë

Një person ka mbetur i lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur të enjten pasdite në Fushë Kosovë. Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka bërë të ditur se rreth orës 16:20 është pranuar informata pë...

gusht 6, 2026 - 19:30
Aksident mes trenit dhe një veture në Fushë Kosovë
aksident-mes-trenit-dhe-nje-veture-ne-fushe-kosove

aksident-mes-trenit-dhe-nje-veture-ne-fushe-kosove

Një person ka mbetur i lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur të enjten pasdite në Fushë Kosovë.

Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka bërë të ditur se rreth orës 16:20 është pranuar informata për aksidentin.

“Rreth orës 16:20 kemi pranuar informatën për një aksident trafiku në Fushë Kosovë. Në këtë aksident ka qenë i përfshirë një tren dhe një automjet . Si pasojë e aksidentit, një person është lënduar . Me rastin po merret Njësiti i Trafikut Rajonal”, ka thënë ajo.


Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.