Aksident në daljen nga Shkupi drejt Tetovës, 25-vjeçarja përplaset me barrierën mbrojtëse – përfundon në spital!
Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur pasditen e sotme, rreth orës 16:45, në dalje të Shkupit, në aksin rrugor drejt Tetovës. Sipas informacioneve fillestare, një 25-vjeçare ka humbur kontrollin e automjetit që drejtonte dhe është përplas...
Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur pasditen e sotme, rreth orës 16:45, në dalje të Shkupit, në aksin rrugor drejt Tetovës.
Sipas informacioneve fillestare, një 25-vjeçare ka humbur kontrollin e automjetit që drejtonte dhe është përplasur me barrierën mbrojtëse të rrugës.
Në vendngjarje ka ndërhyrë ekipi i Ndihmës së Shpejtë, i cili e ka transportuar të renë në Spitalin e Përgjithshëm të Qytetit “8 Shtatori” në Shkup.
Ende nuk ka informacione zyrtare për gjendjen e saj shëndetësore dhe shkaqet e aksidentit.
Autoritetet pritet të japin detaje të tjera pas zbardhjes së rrethanave të ngjarjes.
Burimi i lajmit: lajmpress.org
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.