Aksident në Gostivar, lëndohet 17-vjeçari që drejtonte mopedin pa patentë
Një 17-vjeçar është lënduar në një aksident trafiku që ka ndodhur në rrugën „Vëllezërit Ginovski“ në Gostivar, pasi mopedi që drejtonte ishte përplasur me një automjet pasagjerësh, i cili është larguar nga vendi i ngjarjes. Sipas policis...
Një 17-vjeçar është lënduar në një aksident trafiku që ka ndodhur në rrugën „Vëllezërit Ginovski“ në Gostivar, pasi mopedi që drejtonte ishte përplasur me një automjet pasagjerësh, i cili është larguar nga vendi i ngjarjes.
Sipas policisë, aksidenti është raportuar rreth orës 18:30, ndërsa lëndimet e të miturit janë konfirmuar në Qendrën Urgjente në Gostivar.
Gjatë kontrolleve është konstatuar se 17-vjeçari e drejtonte mopedin pa leje drejtimi. Me udhëzim të prokurorit publik, ndaj tij është paraqitur kallëzim penal për drejtim të pamatur të mjetit motorik, sipas nenit 297-a të Kodit Penal.
Flaka
The post Aksident në Gostivar, lëndohet 17-vjeçari që drejtonte mopedin pa patentë appeared first on Flaka, në çdo lajm... .
Burimi i lajmit: flaka.com.mk
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.