Aksident në Haraçinë, 17-vjeçari pëson lëndime të rënda

Një 17-vjeçar nga Haraçina ka pësuar lëndime të rënda trupore në një aksident trafiku të ndodhur mbrëmë në këtë fshat të rrethinës së Shkupit. Sipas SPB Shkup, aksidenti ka ndodhur më 28 shtator, rreth orës 21:40, në rrugën „1“, ku janë ...

shtator 29, 2026 - 16:00
Aksident në Haraçinë, 17-vjeçari pëson lëndime të rënda

Një 17-vjeçar nga Haraçina ka pësuar lëndime të rënda trupore në një aksident trafiku të ndodhur mbrëmë në këtë fshat të rrethinës së Shkupit.

Sipas SPB Shkup, aksidenti ka ndodhur më 28 shtator, rreth orës 21:40, në rrugën „1“, ku janë përplasur një automjet „Volkswagen Golf“, i drejtuar nga një 16-vjeçar, dhe një moped, i drejtuar nga 17-vjeçari.

Drejtuesi i mopedit ka pësuar lëndime të rënda, të cilat janë konstatuar në Institucionin Shëndetësor Publik „Shën Naumi i Ohrit“ në Shkup. Ekip i SPB Shkup ka kryer këqyrjen në vendin e aksidentit.

Flaka

The post Aksident në Haraçinë, 17-vjeçari pëson lëndime të rënda appeared first on Flaka, në çdo lajm... .


Burimi i lajmit: flaka.com.mk
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.