Aksident në Marinë, i mituri pëson lëndime të rënda

Një 17-vjeçar ka pësuar lëndime të rënda trupore në një aksident trafiku të ndodhur në fshatin Marinë, në Komunën e Ilindenit. Sipas SPB Shkup, aksidenti ka ndodhur më 30 shtator 2026, rreth orës 10:00, në kryqëzimin e rrugës “534” me nj...

tetor 1, 2026 - 16:30
Aksident në Marinë, i mituri pëson lëndime të rënda

Një 17-vjeçar ka pësuar lëndime të rënda trupore në një aksident trafiku të ndodhur në fshatin Marinë, në Komunën e Ilindenit.

Sipas SPB Shkup, aksidenti ka ndodhur më 30 shtator 2026, rreth orës 10:00, në kryqëzimin e rrugës “534” me një rrugë shërbyese, ku motoçikleta e drejtuar nga i mituri ka goditur një automjet të parkuar tip “Honda Civic”.

I mituri është dërguar për trajtim në Qendrën e Urgjencës pranë Kompleksit të Klinikave “Nënë Tereza” në Shkup, ku i janë konstatuar lëndime të rënda trupore.

Ekip i SPB Shkup ka kryer këqyrjen në vendin e aksidentit.

Flaka

The post Aksident në Marinë, i mituri pëson lëndime të rënda appeared first on Flaka, në çdo lajm... .


Burimi i lajmit: flaka.com.mk
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.