Aksident në Ohër, shoferi pëson lëndime të rënda

Një aksident trafiku ka ndodhur më 21 shtator 2026, rreth orës 11:00, në bulevardin „Turistiçka“ në Ohër. Sipas SPB Ohër, në aksident janë përfshirë një automjet „Audi“, i drejtuar nga A.V. (45) nga Ohri, dhe një automjet transportues „M...

shtator 23, 2026 - 00:00
Aksident në Ohër, shoferi pëson lëndime të rënda

Një aksident trafiku ka ndodhur më 21 shtator 2026, rreth orës 11:00, në bulevardin „Turistiçka“ në Ohër.

Sipas SPB Ohër, në aksident janë përfshirë një automjet „Audi“, i drejtuar nga A.V. (45) nga Ohri, dhe një automjet transportues „Mercedes“, i drejtuar nga J.T. (46), po ashtu nga Ohri.

Si pasojë e përplasjes, shoferi i „Audi“-t ka pësuar lëndime të rënda trupore, të cilat janë konstatuar në Spitalin Special „Shën Erazmo“ në Ohër.

Me urdhër të prokurorit publik, ekipet e SPB Ohër kanë kryer këqyrjen e vendit të ngjarjes.

Flaka

The post Aksident në Ohër, shoferi pëson lëndime të rënda appeared first on Flaka, në çdo lajm... .


Burimi i lajmit: flaka.com.mk
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.