Aksident në rrugën Gostivar–Çegran, 47-vjeçari lëndohet rëndë
Një 47-vjeçar nga fshati Çajle ka pësuar lëndime të rënda trupore pasi është rrëzuar me moped në rrugën rajonale Gostivar–Çegran. Sipas njoftimit të policisë, aksidenti ka ndodhur më 24 tetor, në orën 16:20, në hyrje të fshatit Çajle. Dr...
Një 47-vjeçar nga fshati Çajle ka pësuar lëndime të rënda trupore pasi është rrëzuar me moped në rrugën rajonale Gostivar–Çegran.
Sipas njoftimit të policisë, aksidenti ka ndodhur më 24 tetor, në orën 16:20, në hyrje të fshatit Çajle. Drejtuesi i mopedës, me targa të Gostivarit, ka humbur kontrollin dhe është rrëzuar.
Lëndimet e tij janë konstatuar në Qendrën e Urgjencës në Gostivar. Ekipi i NJPB Gostivar ka kryer këqyrjen e vendit të ngjarjes.
Flaka
The post Aksident në rrugën Gostivar–Çegran, 47-vjeçari lëndohet rëndë appeared first on Flaka, në çdo lajm... .
Burimi i lajmit: flaka.com.mk
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.