Aksident në rrugën Kërçovë-Ohër, motoçiklisti pëson lëndime të rënda

Një aksident trafiku ka ndodhur më 27 shtator në rrugën magjistrale Kërçovë-Ohër, pranë fshatit Podvis të Kërçovës. Sipas SPB Ohër, rreth orës 15:50, një motoçikletë “Suzuki”, e drejtuar nga S.T. (48) nga Kërçova, ka goditur këmbësorin B...

shtator 28, 2026 - 15:00
Aksident në rrugën Kërçovë-Ohër, motoçiklisti pëson lëndime të rënda

Një aksident trafiku ka ndodhur më 27 shtator në rrugën magjistrale Kërçovë-Ohër, pranë fshatit Podvis të Kërçovës.

Sipas SPB Ohër, rreth orës 15:50, një motoçikletë “Suzuki”, e drejtuar nga S.T. (48) nga Kërçova, ka goditur këmbësorin B.A. (51), po ashtu nga Kërçova.

Si pasojë e aksidentit, motoçiklisti ka pësuar lëndime të rënda trupore, të cilat janë konstatuar në Spitalin e Përgjithshëm në Kërçovë, ndërsa këmbësori ka pësuar lëndime trupore.

Ekipi i SPB Ohër ka kryer këqyrjen në vendin e ngjarjes dhe po vijojnë procedurat për dokumentimin e rastit.

Flaka

The post Aksident në rrugën Kërçovë-Ohër, motoçiklisti pëson lëndime të rënda appeared first on Flaka, në çdo lajm... .


Burimi i lajmit: flaka.com.mk
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.