Aksident në rrugën Kërçovë–Ohër, motoçiklisti 48-vjeçar pëson lëndime të rënda

Një motoçiklist ka mbetur rëndë i lënduar pas një aksidenti me një këmbësore në rrugën magjistrale Kërçovë–Ohër, pranë fshatit Podvis. Sipas Sektorit per Pune te Brendshme (SPB) Ohër, personi me iniciale S.T. (48) nga Kërçova, duke drejtuar...

shtator 28, 2026 - 15:00
Aksident në rrugën Kërçovë–Ohër, motoçiklisti 48-vjeçar pëson lëndime të rënda

Një motoçiklist ka mbetur rëndë i lënduar pas një aksidenti me një këmbësore në rrugën magjistrale Kërçovë–Ohër, pranë fshatit Podvis.
Sipas Sektorit per Pune te Brendshme (SPB) Ohër, personi me iniciale S.T. (48) nga Kërçova, duke drejtuar një motoçikletë “Suzuki”, ka goditur këmbësoren B.A. (51), po ashtu nga Kërçova.
Motoçiklisti ka pësuar lëndime të rënda trupore, të konfirmuara në Spitalin e Përgjithshëm të Kërçovës, ndërsa 51-vjeçarja ka marrë lëndime trupore.


Burimi i lajmit: lajmpress.org
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.