Aksident në rrugën Tetovë–Gostivar, katër persona të lënduar

Një aksident trafiku ka ndodhur mbrëmjen e së martës në rrugën Tetovë–Gostivar, ku katër persona kanë pësuar lëndime. Sipas SPB Tetovë, aksidenti ka ndodhur më 6 tetor 2026, rreth orës 22:25, kur një automjet “Audi” me targa të Dibrës, i...

tetor 7, 2026 - 20:30
Aksident në rrugën Tetovë–Gostivar, katër persona të lënduar

Një aksident trafiku ka ndodhur mbrëmjen e së martës në rrugën Tetovë–Gostivar, ku katër persona kanë pësuar lëndime.

Sipas SPB Tetovë, aksidenti ka ndodhur më 6 tetor 2026, rreth orës 22:25, kur një automjet “Audi” me targa të Dibrës, i drejtuar nga A.M. (28) nga Dibra, ka dalë nga rruga.

Si pasojë, E.B. (18) nga Dibra, i cili ishte bashkudhëtar, ka pësuar lëndime të rënda trupore. Lëndime kanë pësuar edhe drejtuesi i automjetit dhe dy bashkudhëtarët e tjerë, A.F. (18) dhe A.M. (19).

Të lënduarit janë trajtuar në Qendrën e Urgjencës në Gostivar dhe në Kompleksin e Klinikave “Nënë Tereza” në Shkup.

Këqyrjen në vendin e aksidentit e ka kryer ekipi i NJPB Gostivar.

Flaka

The post Aksident në rrugën Tetovë–Gostivar, katër persona të lënduar appeared first on Flaka, në çdo lajm... .


Burimi i lajmit: flaka.com.mk
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.