Aksident në Shkup, lëndohet rëndë një motoçiklist 54-vjeçar

Një motoçiklist 54-vjeçar ka pësuar lëndime të rënda trupore në një aksident trafiku që ka ndodhur në Shkup. Sipas njoftimit të policisë, aksidenti ka ndodhur më 8 tetor, rreth orës 10:30, në kryqëzimin e rrugëve „Samoilova“ dhe „Prohor ...

tetor 9, 2026 - 17:00
Aksident në Shkup, lëndohet rëndë një motoçiklist 54-vjeçar

Një motoçiklist 54-vjeçar ka pësuar lëndime të rënda trupore në një aksident trafiku që ka ndodhur në Shkup.

Sipas njoftimit të policisë, aksidenti ka ndodhur më 8 tetor, rreth orës 10:30, në kryqëzimin e rrugëve „Samoilova“ dhe „Prohor Pçinski“, pranë rrugës që çon drejt parkingut të Kalasë së Shkupit.

Në aksident janë përfshirë një automjet i tipit „Opel“, i drejtuar nga një 68-vjeçar nga Shkupi, dhe një motoçikletë, të cilën e drejtonte një 54-vjeçar nga fshati Stajkovc.

Drejtuesi i motoçikletës ka pësuar lëndime të rënda trupore, të cilat janë konstatuar në Institucionin e Shëndetit Publik „Shën Naum i Ohrit“.

Ekipi i SPB Shkup ka kryer këqyrjen e vendit të ngjarjes, ndërsa rrethanat e aksidentit nuk janë bërë të ditura në njoftimin policor.

Flaka

The post Aksident në Shkup, lëndohet rëndë një motoçiklist 54-vjeçar appeared first on Flaka, në çdo lajm... .


Burimi i lajmit: flaka.com.mk
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.