Aksident tragjik në Agino Sellë, Kumanovë, 2 të vdekur dhe 3 të plagosur
Dy persona humbën jetën dhe tre të tjerë u plagosën në një aksident të rëndë trafiku që ndodhi mbrëmë rreth orës 21:35 në autostradën Kumanovë–Shkup, pranë Agino Sellës. Në aksident u përfshinë një “Mercedes”, i drejtuar nga një 65-vjeçar n...
Dy persona humbën jetën dhe tre të tjerë u plagosën në një aksident të rëndë trafiku që ndodhi mbrëmë rreth orës 21:35 në autostradën Kumanovë–Shkup, pranë Agino Sellës.
Në aksident u përfshinë një “Mercedes”, i drejtuar nga një 65-vjeçar nga Shkupi, dhe një “Opel Corsa”, që drejtohej nga një 27-vjeçar.
Dy pasagjerë të “Opel Corsa”-s, 49 dhe 71 vjeç, ndërruan jetë në vendngjarje, ndërsa tre persona të tjerë u plagosën. Njëra prej të plagosurave është në gjendje të rëndë.
Shoferi i “Mercedesit” është ndaluar nga policia. Hetimet për aksidentin vijojnë.
Burimi i lajmit: lajmpress.org
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.