Aksident tragjik në Ohër, humb jetën 67-vjeçari që drejtonte motoçikletën

Një 67-vjeçar nga Ohri ka humbur jetën në një aksident trafiku të ndodhur më 17 shtator 2026, rreth orës 11:30, në rrugën “15 Korpus” në Ohër. Sipas SPB Ohër, I.B. ka humbur kontrollin mbi motoçikletën me të cilën po qarkullonte dhe ka r...

shtator 18, 2026 - 22:30
Aksident tragjik në Ohër, humb jetën 67-vjeçari që drejtonte motoçikletën

Një 67-vjeçar nga Ohri ka humbur jetën në një aksident trafiku të ndodhur më 17 shtator 2026, rreth orës 11:30, në rrugën “15 Korpus” në Ohër.

Sipas SPB Ohër, I.B. ka humbur kontrollin mbi motoçikletën me të cilën po qarkullonte dhe ka rënë në rrugë. Nga plagët e marra, ai ka ndërruar jetë në vendin e aksidentit, ndërsa vdekja është konstatuar nga ekipi i Ndihmës së Shpejtë Mjekësore.

Me urdhër të prokurorit publik, trupi i të ndjerit është dorëzuar për obduksion. Në vendin e ngjarjes është kryer këqyrje nga ekipi hetimor i SPB Ohër.

Flaka

The post Aksident tragjik në Ohër, humb jetën 67-vjeçari që drejtonte motoçikletën appeared first on Flaka, në çdo lajm... .


Burimi i lajmit: flaka.com.mk
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.