Aksident tragjik në rrugën Veles–Shtip: humb jetën 47-vjeçari nga Kumanova, lëndohet pasagjerja

Një 47-vjeçar nga Kumanova ka humbur jetën në një aksident të rëndë trafiku në rrugën magjistrale Veles–Shtip. Sipas njoftimit të policisë, aksidenti ka ndodhur më 10 shtator, rreth orës 14:05, pranë kryqëzimit për fshatin Dorfulli, në Komu...

shtator 11, 2026 - 16:30
Aksident tragjik në rrugën Veles–Shtip: humb jetën 47-vjeçari nga Kumanova, lëndohet pasagjerja

Një 47-vjeçar nga Kumanova ka humbur jetën në një aksident të rëndë trafiku në rrugën magjistrale Veles–Shtip.

Sipas njoftimit të policisë, aksidenti ka ndodhur më 10 shtator, rreth orës 14:05, pranë kryqëzimit për fshatin Dorfulli, në Komunën e Lozovës. Automjeti i tipit “Shkoda”, me targa të Kumanovës, të cilin e drejtonte A.S. (47) nga Kumanova, ka dalë nga rruga.

Si pasojë e plagëve të marra, drejtuesi i automjetit ka ndërruar jetë në vendin e aksidentit. Vdekjen e ka konstatuar mjeku i Ndihmës së Shpejtë.

Në aksident është lënduar edhe pasagjerja T.S. (44), po ashtu nga Kumanova, e cila është dërguar për trajtim në Spitalin Klinik të Velesit.

Me urdhër të prokurorit publik, trupi i pajetë i 47-vjeçarit është dërguar në Mjekësinë Ligjore për obduksion.

Në vendin e aksidentit është kryer ekspertizë nga prokurori publik dhe ekipi hetimor i OVR Sveti Nikollës. Rrethanat dhe shkaqet e aksidentit pritet të përcaktohen pas përfundimit të hetimit.


Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.