Aksidentohet Benita, shfaqet në këtë gjendje nga spitali
Ish-banorja e Big Brother VIP Kosova, Benita Zena, ka shqetësuar ndjekësit e saj në rrjetet sociale, duke publikuar një fotografi nga shtrati i spitalit. Në postimin e saj të parë, ajo shihej nën kujdesin mjekësor, duke marrë infuzion. Më ...


Ish-banorja e Big Brother VIP Kosova, Benita Zena, ka shqetësuar ndjekësit e saj në rrjetet sociale, duke publikuar një fotografi nga shtrati i spitalit.
Në postimin e saj të parë, ajo shihej nën kujdesin mjekësor, duke marrë infuzion.
Më pas, pas interesimit të madh dhe mesazheve të shumta nga ndjekësit, Benita ka reaguar përmes një tjetër postimi në Instagram, për të sqaruar situatën.
Përmes këtij postimi, Benita ka lënë të kuptohet se shkak për këtë situatë ka qenë një incident gjatë ngasjes së makinës, duke u bërë thirrje të gjithëve për kujdes në rrugë.
“Si këshillë për të gjithë, mos vozitni shpejt. Jeta është shumë më e vlefshme se shpejtësia dhe adrenalina”, është shprehur ajo, duke e përmbyllur mesazhin për mbështetësit e saj.
Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.