Aksion i madh policor në 4 qytete: gjashtë të arrestuar, në kërkim edhe punonjës të Doganës
Një aksion i madh policor është duke u zhvilluar në territorin e Shkupit, Çairit, Tetovës dhe Gjevgjelisë, me fokus në zbardhjen e një grupi kriminal të dyshuar për kontrabandë dhe tregti të paligjshme me barna, medikamente dhe suplemente u...
Një aksion i madh policor është duke u zhvilluar në territorin e Shkupit, Çairit, Tetovës dhe Gjevgjelisë, me fokus në zbardhjen e një grupi kriminal të dyshuar për kontrabandë dhe tregti të paligjshme me barna, medikamente dhe suplemente ushqimore, si dhe për vepra penale të lidhura me korrupsionin.
Sipas informacioneve jozyrtare, janë arrestuar gjashtë persona, ndërsa policia është në kërkim të disa të tjerëve, mes tyre edhe punonjës të Drejtorisë së Doganave, raporton INA.
Kontrolle dhe bastisje po kryhen në më shumë se dhjetë lokacione në qytetet e përfshira në aksion. Në Shkup dhe Tetovë, gjatë kontrolleve në një subjekt juridik, është zbuluar një magazinë me lloje të ndryshme të barnave mjekësore, si dhe një makinë për ekstraktimin e vajit.
Sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme, përmes Departamentit për Luftimin e Krimit të Organizuar pranë Byrosë për Siguri Publike, procedura po zhvillohet nën dyshimet për kontrabandë, shkelje të të drejtave të pronësisë industriale, dhënie dhe marrje ryshfeti, si dhe pastrim parash.
Hetimi është në vijim, ndërsa nga institucionet pritet që publiku të informohet pas përfundimit të kontrolleve dhe dokumentimit të plotë të rastit.
Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.